Rrobat grumbullohen shpejt dhe larja e tyre shpesh duket si një punë e lodhshme.

Megjithatë, kthimi i rrobave nga ana e brendshme para larjes është një hap i thjeshtë që mund ta bëjë ditën e larjes më të lehtë, sepse ka disa përfitime.

Kjo zakonisht ka edhe disa të meta. Më poshtë, dy ekspertë të larjes shpjegojnë pse duhet (dhe kur nuk duhet) t’i lani rrobat nga ana e brendshme.

Pse duhet t’i lani rrobat nga ana e brendshme?

Kthimi i rrobave përmbys para larjes ndihmon në mbrojtjen e ngjyrave nga zbehja. Gjithashtu, për shembull, kthimi i xhinseve nga brenda ndihmon që zinxhirët, kopsat dhe materialet e forta të mos dëmtojnë rrobat më delikate gjatë fërkimit në lavatriçe.

“Forrest Webber”, pronar i “Bear Brothers Cleaning” në Huntsville, Alabama, thotë se larja e rrobave nga ana e brendshme mbron pjesën e jashtme të pëlhurës nga fërkimi gjatë procesit të larjes.

Kjo është e rëndësishme për ruajtjen e ngjyrës dhe për ta mbajtur rrobën të duket si e re.

Ai shton se kjo metodë mbron edhe stampimet dhe qëndisjet, si dhe pastron më mirë pjesën e brendshme të rrobave, duke hequr djersën, yndyrnat e trupit dhe qelizat e vdekura të lëkurës.

Edhe pse është e pamundur të parandalohet plotësisht zbehja e ngjyrave, kthimi i rrobave nga brenda e ngadalëson këtë proces. Kjo do të thotë që xhinset apo bluzat tuaja të preferuara mund të zgjasin më shumë.

Tom Ceconi, president i “Heritage Park Laundry Essentials”, shpjegon se me kalimin e kohës edhe pambuku më cilësor zbehet dhe bëhet më i butë. Kjo është arsyeja pse bluza juaj e preferuar bëhet shumë e rehatshme dhe xhinset marrin atë pamjen e përdorur që pëlqehet. Megjithatë, nëse qëllimi juaj është ruajtja e ngjyrës, larja nga ana e brendshme e vonon këtë proces.

Cilat rroba duhet të lahen nga ana e brendshme?Xhinset;

Rrobat sportive;

Bluzat prej pambuku;

Rrobat me ngjyra të ndezura;

Rrobat me ngjyra të errëta;

Materialet delikate (nëse nuk kanë njolla).

Rrobat sportive të djersitura janë veçanërisht të përshtatshme për t’u larë nga ana e brendshme. Edhe pse këto materiale janë të dizajnuara për të përthithur djersën, pjesa e brendshme që është në kontakt me trupin mban më shumë djersë, yndyrë, deodorant, kremra dhe aroma. Këtu përfshihen edhe disa uniforma sportive (nëse nuk kanë baltë) si dhe rroba të zakonshme që janë djersitur.

Nëse keni rroba të errëta ose me ngjyra të forta e doni të ruani gjallërinë e ngjyrës, ktheni nga ana e brendshme para larjes. Kjo ndihmon në ruajtjen e ngjyrës dhe mbron stampimet apo qëndisjet.

Cilat rroba nuk duhet të lahen nga ana e brendshme?

Një nga të metat e larjes nga brenda është se heqja e njollave bëhet më pak efektive. Prandaj rekomandohet që rrobat me njolla të lahen nga ana e jashtme dhe të trajtohen paraprakisht me produkt kundër njollave.

Kjo zakonisht përfshin:

Rrobat e foshnjave dhe fëmijëve;

Rrobat e përdorura për punë në oborr ose aktivitete të ndotura;

Rrobat sportive që kanë marrë baltë ose papastërti. /nzoom.biz/