Bobby J. Brown, aktori i njohur për rolet e tij në “The Wire” dhe “Law & Order”, ka vdekur tragjikisht në një zjarr në Maryland.
Ai humbi jetën për shkak të thithjes së tymit, njofton nzoom.biz.
Sipas familjes, Bobby shkoi në hambar për të ndezur makinën e tij, por shpërtheu një zjarr.
Ai kërkoi ndihmë nga anëtari i familjes, por hambari ishte i mbuluar nga flakët, përpjekjet për ta shpëtuar ishin të pasuksesshme, gruaja e tij u djeg gjatë tentativës për ndihmë.
Bobby J. Brown ishte 62 vjeç dhe kishte një karrierë të gjatë si aktor.
Ai ishte i njohur për rolet e tij në serialin “The Wire” dhe “Law & Order: SVU”, dhe gjithashtu kishte qenë boksier amator para se të kalonte në aktrim.
Bobby ishte një Dëshmitar i Jehovait dhe kishte një besim të thellë fetar.
Ai do të mbahet mend për dedikimin e tij në aktrim dhe për personalitetin e tij të ngrohtë dhe të përkushtuar. /nzoom.biz/


