Ekspertët paralajmërojnë për pajisjet e vogla elektronike (dongle), që supozohet se zvogëlojnë konsumimin e karburantit të makinave.
Pajisjet OBD2 dongle po reklamohen në mesazhe e-mail të padëshiruara, shkruan heise online, transmeton nzoom.biz.
Këto pajisje nuk janë asgjë tjetër veçse “mbeturina të freskëta elektronike”. Shoferëve u këshillohet të fshijnë këto mesazhe e-mail. Klubi automobilistik ADAC ka testuar më 2024 një dongle për kursimin e karburantit.
Ai përbëhej nga një kuti me disa LED-e dhe komponentë të tjerë elektrikë. Kur pajisja u hap, disa kontakte elektrike nuk ishin të salduara. Kuti e quajtur ecoOBD2 pulson dhe paraqitet sikur funksionon, shkruante ADAC atëherë.
Ofruesit e shërbimeve premtojnë se me pajisjen mund të kurseni deri 35 ose 55 për qind të karburantit për 30 euro.
P.sh., në e-mail thuhet se prodhuesit kanë kalibruar motorët për gamën më të gjerë të mundshme të kushteve, jo për zakonet specifike të ngasjes. Shoferët supozohet se paguajnë mijëra euro më shumë për karburantin e përdorur. Në mesazhet e e-mail-it thuhet gjithashtu se oferta e këtyre produkteve është e kufizuar, duke synuar të nxitet blerja e shpejtë.
“Nëse efekti i premtuar do të ishte i realizueshëm, prodhuesit e makinave do t’i kishin instaluar këto produkte si standard që prej kohësh”, thotë Markus Sippl nga Qendra Teknologjike e ADAC.
Nëse çmimet e naftës dhe karburanteve vazhdojnë të rriten, prisni që edhe këto oferta të aktivizohen. Kini kujdes dhe studioni mirë atë që ofrohet. /nzoom.biz/

