Një epokë e re, fundi i internetit klasik

Trafiku i botëve në internet do të tejkalojë aktivitetin e njerëzve deri më 2027, ka thënë shefi ekzekutiv i kompanisë teknologjike Cloudflare, Matthew Prince, në një konferencë në Austin, SHBA.

Ai tha se zgjerimi i inteligjencës artificiale do të shkaktojë pikë kthese në strukturën e trafikut në internet, shkruan nzoom.biz.

Sipas parashikimeve të tij, gjatë viteve të ardhshme, sasia e të dhënave që gjenerojnë agjentët e AI-së dhe botët do të tejkalojë aktivitetin total të përdoruesve njerëzorë në rrjet.

Prince shpjegoi se AI që krijon përmbajtje kërkon ndërveprime më të mëdha me faqet në internet: një njeri viziton ddisa faqe për të gjetur informacion, një agjent AI viziton mijëra faqe brenda sekondash për të mbledhur informacion të nevojshëm.

Para ngritjes së AI gjeneruese, botët përbënin 20 për qind të trafikut të internetit, ku ndër ta ishin edhe botët e zakonshëm të motorëve të kërkimit si Googlebot. Por, “uria” për të dhëna të modeleve AI do të ndryshojë dramatikisht këtë statistikë.

Prince theksoi se ky ndryshim është po aq themelor sa tranzicioni kur tregu u zhvendos nga kompjuterët desktop te pajisjet mobile, dhe se do të kërkojë një infrastrukturë të re, si fizike ashtu edhe digjitale.

Ai gjithashtu përmendi se ky trend sjell një ngarkesë shumë të madhe për serverët në të gjithë botën, që mund të tejkalojë edhe presionin në rrjetin e internetit të shënuar gjatë pandemisë.

Cloudflare, që hoston një të pestën e faqeve në internet mbarë botën, thotë se internet duhet të adaptohet duke krijuar miliona mjedise të përkohshme të izoluar në sekondë, kodet e AI-së do të punojnë e do zhduken pasi të kryejnë detyrat e tyre. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news