Nëse do që shtëpia jote të mbajë erë të mirë pa qirinj apo aromatizues, kjo bimë është zgjidhja më e thjeshtë.
Të mbushësh shtëpinë me bimë apo lule të freskëta është gjithmonë një ide e mirë, shkruan nzoom.biz.
Nëse zgjedh llojin e duhur, mund të bëjnë më shumë se kaq, mund të aromatizojnë gjithë ambientin pa pasur nevojë për qirinj apo produkte të tjera artificiale.
Sekreti është të zgjedhësh bimë me lule aromatike, që e përhapin aromën në hapësirë, sidomos në zonat ku kalon më shumë kohë. Një nga zgjedhjet më të mira për këtë është begonia “tea rose”.
Bima, variant hibrid i familjes Begoniaceae, njihet si begonia me kërcell të drejtë, për shkak të formës që ngjan me bambunë.
Por ajo që e bën vërtet të veçantë janë lulet e saj rozë të çelura, të cilat lëshojnë një aromë të lehtë dhe të ëmbël në ajër.
Ndryshe nga shumica e begoniave, që nuk kanë aromë, kjo lloj begonie dallohet pikërisht për këtë karakteristikë.
Kjo lule rritet më mirë në ambiente me dritë të pjesshme, pra jo direkt në diell, por as në hije të plotë. Një vend me pak dritë natyrale është ideal që të lulëzojë pa shumë përkujdesje. Një tjetër element i rëndësishëm është lagështia.
Begonia kërkon ajër të lagësht, ndaj një nivel 50% në ambient është i përshtatshëm për ta mbajtur të shëndetshme.
Duke qenë një lloj me kërcell të drejtë, ka nevojë edhe për pak krasitje herë pas here, që të rritet më e dendur dhe me më shumë lule. Zakonisht rekomandohet të shkurtohen majat kur bima arrin rreth 15 cm lartësi.
Më e e rëndësishmja, drita është çelësi. Nëse bima nuk lulëzon, në shumicën e rasteve problemi lidhet me vendndodhjen.
Mund të ketë nevojë për më shumë ose më pak dritë, ndaj mjafton ta zhvendosësh derisa të gjesh vendin e duhur. /nzoom.biz/

