Nis fluturimi pranë Hënës, astronautët mund të shohin edhe Tokën edhe Hënën

Raketa “Integrity” ka nisur fluturimin pranë Hënës, duke filluar njëkohësisht edhe vëzhgimet shkencore.

Specialistja e misionit, Christina Koch, bëri të ditur se nga raketa mund të shihen si Hëna ashtu edhe Toka, njofton nzoom.biz.

“Nga këtu, Toka duket shumë më e vogël se Hëna,” u shpreh ajo. “Po i shohim të dyja njëkohësisht,” shtoi Koch.

Ndërkohë, ekuipazhi i anijes kozmike Artemis II ka hyrë në histori duke arritur distancën më të largët ndonjëherë nga Toka, duke thyer rekordin e vendosur gjatë misionit Apollo 13.

Kontrolli i Misionit u kujtoi astronautëve se më 15 prill 1970, gjatë Apollo 13, astronautët Lovell, Swigert dhe Haise arritën një distancë prej 400,171 kilometrash nga Toka.

“Sot, për të gjithë njerëzimin, ju po e tejkaloni atë rekord,” thuhej në mesazhin e tyre. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news