Skandal me WhatsApp! 200 përdorues të përgjuar nga aplikacioni i rremë italian

WhatsApp ka zbuluar version të rremë të aplikacionit të tij, krijuar nga një kompani italiane që prodhon programe spiune.

Ekipi i sigurisë identifikoi 200 përdorues që mund ta kenë shkarkuar këtë version jozyrtar e keqdashës, shkruan nzoom.biz.

Kompania tha se kjo është një përpjekje, me qëllim mashtrimin e përdoruesve për të instaluar softuer që imiton WhatsApp dhe mund të sigurojë akses në pajisjet e tyre.

WhatsApp ka ndërhyrë menjëherë, i ka paralajmëruar përdoruesit dhe i ka këshilluar të shkarkojnë vetëm aplikacionin zyrtar.

“Enkriptimi nga fillimi në fund vazhdon të mbrojë komunikimet e përdoruesve tanë,” deklaroi kompania, duke theksuar se kjo nuk ishte një dobësi e vetë WhatsApp.

Ndërkohë, Meta do të dërgojë një paralajmërim zyrtar kompanisë italiane për të ndaluar aktiviteet keqdashëse.

WhatsApp nxit përdoruesit të qëndrojnë vigjilentë dhe të përdorin vetëm versionin zyrtar për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e tyre. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news