Vezët konsiderohen një nga ushqimet më të pasura me vlera ushqyese.
Sipas studimeve të fundit, konsumimi i tyre i përditshëm është i sigurt për shumicën e njerëzve, shkruan nzoom.biz.
Ekspertët rekomandojnë një deri në dy vezë në ditë si pjesë e një diete të balancuar, duke theksuar se kolesteroli nga vezët ka ndikim të vogël në rritjen e kolesterolit “të keq” në gjak.
Të pasura me proteina, vitamina dhe antioksidantë, vezët kontribuojnë në shëndet, sidomos për sytë dhe muskujt.
Megjithatë, personat me probleme të zemrës apo kolesterol të lartë këshillohen të konsultohen me mjekun para konsumit të rregullt. /nzoom.biz/

