Ibrahim Tatlıses i ashpër me të birin: “S’e dua dhe s’do ta fal kurrë

Ibrahim Tatlıses, ka bërë deklarata të forta ndaj djalit të tij, Ahmet Tatlıses, teksa ndodhet në spital në pritje të një ndërhyrjeje në fshikëzën e tëmthit.

Përmes një mesazhi zanor të dërguar në emisionin e Ece Erken, artisti ka shprehur hapur zemërimin e tij dhe ka ngritur akuza ndaj të birit, njofton nzoom.biz.

“Nuk e dua, nuk do ta dua dhe nuk do ta fal. Nuk do t’i jap as të drejtat e mia”, është shprehur ai, duke pretenduar se Ahmet i afrohet vetëm kur ka kamera dhe vëmendje mediatike. Sipas tij, i biri po përpiqet edhe të marrë kujdestarinë e tij.

Mediat turke raportojnë se këngëtari ka prekur edhe çështje financiare, duke thënë se i kishte besuar të birit disa biznese, të cilat sipas tij nuk kanë pasur sukses. Ai ka përmendur edhe mosmarrëveshje lidhur me përfitimet nga shitja e disa pronave, çka ka thelluar më tej konfliktin mes tyre.

Në fund, Tatlıses ka dhënë një përditësim për gjendjen e tij shëndetësore, duke bërë të ditur se ndodhet në spital për shkak të problemeve me fshikëzën e tëmthit dhe se pritet t’i nënshtrohet operacionit.

Ai ka siguruar se është në gjendje të mirë dhe ka kërkuar që lajmi t’u përcillet familjarëve të tij. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news