Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni në Ferma Vip? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Mes dy këngëtareve të njohura, Jonida Maliqi dhe Soni Malaj, pati një përplasje gjatë spektaklit.

Shkak u bë një debat mes Jonidës dhe Malborës, dhe ndërhyrja e Sonit e tensionoi edhe më shumë situatën, duke sjellë replika të forta mes tyre, shkruan nzoom.biz.

Të premten, këngëtaret u përballën sërish, duke mohuar kategorikisht se mes tyre ekzistojnë inate të vjetra apo konflikte të mëparshme. Megjithatë, edhe gjatë këtij takimi, tensioni mes tyre ishte i dukshëm.

Pjesë nga diskutimi:

Jonida: Kemi qenë të qarta në qëndrimet tona, por nuk kemi pasur mundësi të flasim drejtpërdrejt. Unë kam shprehur gjithçka siç e kam menduar. Për mua ishte zhgënjyese ajo që ndodhi. Në vendin e saj nuk do të veproja ashtu, për respekt të kohës që kemi kaluar bashkë. Ishte një situatë e papranueshme dhe e turpshme.

Soni: Nuk kam asgjë personale. Kur mora vesh që Jonida do të ishte pjesë, u gëzova. Reagimi im lidhej vetëm me mënyrën si u trajtua Malbora nga Jonida dhe Sara. Malbora është vajzë e një artisteje dhe ka një formim të mirë, është shumë e artikuluar. Në prime-in e kaluar pati përplasje mes saj dhe Jonidës, dhe kur Arbana më kërkoi mendim, u shqetësova nga tallja ndaj saj. Do të reagoja njësoj në çdo rast. Nuk ka konflikt të fshehur, ishte thjesht një reagim ndaj situatës. Mendoj se duhet të reflektosh për sjelljen tënde.

 

LAJMET E FUNDIT
Related news