Me regji nga Nikola Vukčević, ky film që regjisorit i ka shpenzuar rreth tetë vite punë, boshtin e filmit e ka të Kanuni i Lekë Dukagjinit, e që flet për moralin dhe sakrificën.
Filmi është bazuar në ngjarje të vërtetë që bazohet në Luftën e Dytë Botërore, ku një fëmijë ortodoks në ikje nga një njësi fashiste, gjen shpëtimin në një familje muslimane shqiptare, shkruan nzoom.biz.
E, në këtë ndërlidhje, regjisori zhvillon dramën, ku qet në pah besën shqiptare, të cilët, për të ruajtur nderin nuk e dorëzojnë fëminë në duart e fashistëve.
Në këtë film me rolet kryesore paraqiten aktorët: Edon Rizvanolli, Alban Ukaj, Xhejlane Tërbunja, Selman Jusufi, Nikola Ristanovski, Elez Adžović.
n’ZOOM me Albina Zeneli ju njeh me ekskluzivitetin e kësaj premiere kaq të përfolur. /nzoom.biz/

