12 korriku për të ishte një një datë e shënuar në kalendarin e ngjarjeve të rëndësishme.
Bëhet fjalë për martesën e gazetares dhe prezantueses kosovare, Albina Zeneli, shkruan nzoom.biz.

Ajo ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë, duke organizuar një ceremoni që mblodhi familjarë, miq dhe emra të njohur të jetës publike.
Atmosfera festive u shoqërua me emocione, gëzim dhe momente të veçanta, ndërsa organizimi i kuruar deri në detaj i dha një shkëlqim të veçantë mbrëmjes.
Në mesin e të ftuarve ishin kolegë, figura të medias, artistë dhe personalitete të njohura, të cilët iu bashkuan çiftit në këtë ditë të rëndësishme.

Mbrëmja u pasurua edhe me performanca muzikore që krijuan një atmosferë festive, duke e bërë ceremoninë edhe më të veçantë, në videon e mëposhtme mund të ndiqni performancën elektrizuese që bëri këngëtarja Lori.
Pamjet nga dasma kanë nisur të qarkullojnë në rrjetet sociale, ku kanë marrë vëmendje të madhe dhe janë shoqëruar me urime të shumta për çiftin e sapomartuar, kjo video tregon më së miri elegancën e Zenelit ku për fustanin u përkujdes White Sposa dhe për dukjen Make Up By Gizi si dhe Shpresi Hair.
Të ftuarit kanë ndarë me ndjekësit momente nga ceremonia, duke vlerësuar elegancën e organizimit dhe atmosferën që mbizotëroi gjatë mbrëmjes.

Ceremonia e Albinës është shndërruar në një nga ngjarjet më të komentueshme të kësaj vere në media. /nzoom.biz/

