Arsyeja surprizuese pse udhëtarët nuk nisen pa një rrotull letre higjienike

Një send i zakonshëm ndryshon mënyrën si e gjeni valixhen kur ta hapni në destinacion.

Paketimi i valixhes nuk është gjithmonë aq i thjeshtë sa duket, shkruan nzoom.biz.

Duam që rrobat të mbeten të pastra e të freskëta, shishet të mos derdhen dhe sendet e brishta të mos dëmtohen.

Udhëtarët me përvojë përdorin disa truke të thjeshta, njëri prej tyre është vendosja e një rrotulle letre higjienike në valixhe.

Gjatë udhëtimit, bagazhi ekspozohet ndaj ndryshimeve të temperaturës dhe lagështisë, qoftë në avion, autobus apo veturë.

Letra higjienike mund të thithë një pjesë të lagështisë e të ndihmojë që rrobat të ruajnë freskinë, sidomos kur në valixhe ka peshqirë ose veshje që s’janë tharë plotësisht.

Disa udhëtarë hedhin edhe disa pika vaji esencial, si livandë, limon ose mente, mbi pjesën e kartonit. Aroma çlirohet gradualisht dhe e mban valixhen me erë më të këndshme.

Letra mund të shërbejë edhe si mbrojtje për sende të brishta. Me disa shtresa mbështillen shishet e parfumit, enët e vogla prej qelqi ose suveniret, duke e zvogëluar rrezikun e dëmtimit.

Një rrotull rezervë mund të jetë e dobishme edhe pas mbërritjes, veçanërisht në apartamente, hostele ose kampe ku mund të mos ketë mjaftueshëm letër higjienike.

Megjithëse duket si truk i vogël, ai ndihmon në ruajtjen e freskisë së rrobave, mbrojtjen e sendeve dhe përballimin e situatave të papritura gjatë udhëtimit. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news