Pas largimit nga Vizion Plus, a po shkon Syrjan Rahova drejt Big Brother VIP 6?

Pas Largimi i Syrjan Rahovës nga drejtimi i emisionit “Mes’ditë” ka ngjallur menjëherë diskutime për hapin e tij të radhës në televizion.

A po mbyllet një kapitull profesional, apo po nis një sfidë e re shumë më e madhe?

Moderatori njoftoi vetë largimin përmes rrjeteve sociale, ku falënderoi publikun dhe kolegët, ndërsa zbuloi se do t’i përkushtohet projekteve të reja. Vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi veçanërisht një fjali në fund të mesazhit të tij:

“Drita e kuqe do të ndizet dhe do të shihemi sërish shumë shpejt!”

Kaq ka mjaftuar që të nisin aludimet për destinacionin e tij të ardhshëm televiziv. Një nga emrat më të përfolur në këtë moment është ai i “Big Brother VIP Albania 6”.

Sipas informacioneve që qarkullojnë, emri i Syrjanit është diskutuar si pjesë e projekteve të reja që pritet të nisin sezonin e ardhshëm, por deri tani s’ka asnjë konfirmim zyrtar, por koha e largimit nga “Mes’ditë” dhe paralajmërimi për një rikthim të afërt në ekran kanë shtuar kureshtjen e publikut.

A ishte “drita e kuqe” metaforë për rikthimin në televizion, apo një sinjal për hyrjen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri?

Përgjigjja mbetet ende e hapur. Një gjë duket e sigurt; Rahova po përgatitet për një etapë të re në karrierën e tij televizive. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news