Po vazhdon të mbahet spektakli i radhës.
Debatet e shumta e me tone të larta po irritojnë opinionistët, shkruan nzoom.biz.
Në qendër të vëmendjes ishte Stresi duke diskutuar me Julin, por kjo e fundit nuk lëshon pe.
Reperi nga Tropoja po acarohet dhe shpesh del nga vetja e nuk e dëgjon askënd.
Në anën tjetër, Vedat Bajrami ka ndërhyrë në debatin e Stresit, në momentin kur ai e zbuloi se ish-partnerja e tij Kejsi vuan nga dy tumor në kokë.
Aktori i mirënjohur nuk pajtohet me mendimet e Stresit dhe sipas Vedatit nëse ish-gruaja e tij është keq me shëndet nuk është dashur të futet në shtëpinë e ‘Big Brother Vip Kosova’. /nzoom.biz/