PIA School hap dyert për një arsim të orientuar drejt së ardhmes

Në Prishtinë është hapur Professional Innovation Academy – PIA, një shkollë e mesme e krijuar me një qëllim të qartë: të afrojë shkollën me praktikën, profesionin dhe kërkesat e së ardhmes.

PIA është fokusuar në dy profile profesionale: Software Developer – Programim dhe Infermieri.

Këtu, teoria lidhet me praktikën, ndërsa nxënësit zhvillojnë njohuri, aftësi profesionale, mendim kritik dhe përgjegjësi.

Synimi ynë është që çdo nxënës të ndërtojë një bazë të fortë për vazhdimin e studimeve dhe zhvillimin profesional.

Sepse shkolla nuk duhet t’i përgatisë të rinjtë vetëm për sot.

Duhet t’i përgatisë për atë që vjen nesër.

PIA – Njohuri. Aftësi. E ardhme.

SPOTI 2 — ÇFARË E DALLON PIA-n?

Të dish është e rëndësishme, por të dish ta përdorësh atë që ke mësuar, bën dallimin.

Kjo është qasja e Professional Innovation Academy, në PIA, teoria dhe praktika ecin së bashku.

Nxënësit angazhohen në punë praktike, laboratorë, projekte dhe zgjidhje problemesh, duke zhvilluar njëkohësisht komunikimin, punën në ekip, mendimin kritik dhe përgjegjësinë.

Sepse për ne nuk ka rëndësi vetëm çfarë di nxënësi, por edhe çfarë është në gjendje të bëjë me atë që di.

Është një qasje e bazuar në parimin:

Të mësosh duke bërë.

PIA – nga njohuria te aftësia.

 SOFTWARE DEVELOPER – PROGRAMIM

Teknologjinë e përdorim çdo ditë, por dikush duhet edhe ta krijojë atë.

Në PIA, profili Software Developer – Programim i përgatit nxënësit për botën e teknologjisë përmes një programi ku mbi 60 për qind janë module profesionale.

Nxënësit zhvillojnë aftësi në programim, databaza, aplikacione web dhe mobile, testim dhe siguri të softuerit, mësimi përfshin punë në laborator, projekte individuale dhe në grup, si dhe praktikë profesionale në kompani partnere.

Kështu, nxënësi nuk mëson vetëm të shkruajë kod. Ai mëson të analizojë probleme, të krijojë zgjidhje dhe t’i shndërrojë idetë në produkte digjitale. PIA – mos mëso vetëm ta përdorësh teknologjinë, mëso ta krijosh atë.

]INFERMIERI

Infermieria është më shumë se një profesion.

Është dije, përgjegjësi dhe kujdes për njeriun.

Në PIA, profili i Infermierisë ndërthur njohuritë shkencore me aftësitë praktike profesionale, nxënësit fitojnë njohuri për trupin e njeriut, kujdesin shëndetësor dhe fusha të ndryshme të infermierisë.

Por infermieria nuk mësohet vetëm nga libri, përmes mësimit praktik, nxënësit zhvillojnë kompetenca për kujdesin ndaj pacientit, monitorimin e gjendjes së tij, parandalimin e infeksioneve dhe ndihmën e parë.

Sepse në infermieri, dija bëhet aftësi, ndërsa aftësia bëhet kujdes.

ZGJEDHJA PËR TË ARDHMEN

Çdo i ri ka një talent.

Çdo i ri ka një ëndërr.

Dhe çdo i ri ka nevojë për mundësinë për ta zhvilluar atë.

Në PIA, të rinjtë mund të zgjedhin mes dy profileve profesionale:

Software Developer – Programim, për ata që duan të krijojnë me teknologjinë,

dhe Infermieri, për ata që të ardhmen e shohin në kujdesin ndaj njeriut.

Dy profile të ndryshme.

Një qasje e përbashkët; dije, praktikë dhe zhvillim profesional.

Sepse zgjedhja e shkollës së mesme nuk është vetëm zgjedhja se ku do të kalosh tri vitet e ardhshme.

Është një hap i rëndësishëm drejt asaj që dëshiron të bëhesh.

Professional Innovation Academy – PIA.

Njohuri. Aftësi. E ardhme. /nzoom.biz/

(Artikull sponzorizues)

LAJMET E FUNDIT
Related news