Prishen raportet mes Dafinës dhe Yllit

Një detaj i vërejtur në rrjetet sociale ka ngritur pikëpyetje mbi raportin mes dy këngëtarëve të njohur shqiptarë, Dafina Zeqirit dhe Yll Limanit.

Dy artistët nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, shkruan nzoom.biz.

As Dafina dhe as Ylli s’figurojnë në listën e ndjekësve të njëri-tjetrit, veprim që s’ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit e tyre.

Kjo ka nxitur kureshtje, sidomos duke pasur parasysh raportin e mirë që dyshja ka dëshmuar ndër vite dhe bashkëpunimet e suksesshme muzikore.

Dafina Zeqiri dhe Yll Limani kanë realizuar së bashku tri projekte muzikore: “Mos shko”, hitin “Kaje” dhe bashkëpunimin e fundit “Jom ka du me t’pa”, të publikuar në maj të vitit 2024.

Deri më tani, nuk dihet arsyeja e këtij ndryshimi në Instagram, ndërsa asnjëri prej artistëve nuk ka bërë ndonjë reagim apo sqarim publik lidhur me këtë çështje.

Mbetet të shihet nëse bëhet fjalë për një ftohje të mundshme të raporteve mes tyre apo thjesht për një ndryshim në aktivitetin e tyre në rrjetet sociale. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news