Ari nuk ndryshket falë një strukture të veçantë atomike, zbulohet arsyeja pse metali i çmuar ruan shkëlqimin e tij.
Ari ruan shkëlqimin dhe ngjyrën e tij për një kohë të pakufizuar, jo thjesht për shkak të përbërjes kimike, por edhe falë mënyrës se si organizohen atomet në sipërfaqen e tij, shkruan nzoom.biz.
Një studim ka zbuluar mekanizmin që e mbron këtë metal nga oksidimi, një proces që shkakton ndryshkjen e metaleve si hekuri dhe bakri. FBI arreston babain e Meghan Markle, posedon materiale të ab*zimit me fëmijë
Për të kuptuar këtë veçori, një ekip studiuesish nga Universiteti Tulane në Nju Orleans, SHBA, ka simuluar në kompjuter sjelljen e atomeve në sipërfaqen e arit. Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën shkencore Physical Review Letters.
Në përgjithësi, oksidimi ndodh kur sipërfaqja e një metali tërheq molekulat e oksigjenit që ndodhen në ajër, duke ndarë dy atomet që i përbëjnë ato. Atomet e liruara më pas lidhen me metalin dhe formojnë përbërje të reja kimike.
Studiuesit zbuluan se, kur ari pritet ose përpunohet, atomet në sipërfaqen e tij mund të organizohen në konfigurime të ndryshme, duke formuar struktura drejtkëndore, katrore ose gjashtëkëndore.
Megjithatë, në kushte normale, këto atome riorganizohen shpejt dhe priren të marrin një strukturë gjashtëkëndore, pasi kjo formë kërkon më pak energji për të qenë e qëndrueshme.
Kjo strukturë duket se përbën sekretin e rezistencës së arit ndaj oksidimit. Sipas studiuesve, kur atomet e arit vendosen në formë gjashtëkëndore, aftësia e tyre për t’u bashkuar me oksigjenin zvogëlohet me miliarda herë.
Nëse atomet do të ruanin një organizim katror ose drejtkëndor, edhe ari do të ishte i ekspozuar ndaj procesit të oksidimit. /nzoom.biz/

