spot_img
10.3 C
Pristina
25/04/2024

Ish-banorja: Luizi ka të dashurën jashtë, ajo i ka dhënë leje për Kiarën vetëm për 100 mijë euroshin

Genta Gjalpi e njohur si Genta e Big Brother ka treguar edhe më herët se ka njohje që nga jashtë me Luizin.

Ajo reagoi kur Luizi tregoi për sëmundjen e tij të cilën e mohoi më vonë.

Së fundmi Genta ka bërë një deklaratë të fortë, ish-banorja është 110% e sigurt se Luizi ka dikë jashtë që e lejon të krijojë lidhje në Big Brother vetëm për të fituar çmimin.

“Dua të them edhe disa gjëra për Luizin por më vihen gjithë kundra. Është 110% e sigurt e ka dikë jashtë dhe ajo i ka dhënë leje të krijojë dhe lidhje vetëm për të fituar çmimin”, shkruan Genta.

Mendoni se është e vërtetë?

Kjo deklaratë e Gentës vjen pas konsolidimit të lidhjes se Luizit dhe Kiarës në “dasmën” e famshme që u krijua në kuadër të lojës.

Kiara dhe Luizi shkëmbyen edhe puthjen e parë.

Këngëtari dhe moderatorja kanë nisur planet për bashkëjetesën dhe lidhjen jashtë Big Brother, prandaj kjo deklaratë është tronditëse për publikun që admiron çiftin.

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news