Dy nga reperët më të njohur të momentit.
E kemi fjalën për Noizyn dhe Stresin, shkruan nzoom.biz.
Ky i fundit prej 3 muajsh është banor i ‘Big Brother Vip Kosova’.
Artisti shqiptar e tregoi vetën në të gjitha dimensionet e mundshme derisa po merr edhe kritika të shumta.
E, arsyeja e kësaj si duket vjen nga presioni i madh dhe izolimi duke marrë parasysh që janë brenda pa asnjë mundësi komunikimi.
Por, gjatë diskutimeve në ‘Darkën e të nominuarve’, Stresi foli për Noizyn aq mirë sa menduam se i ka mbetur peng që ishte aq gjatë në hasmëri me të.
Përndryshe, konkurrenti i shtëpisë e thotë me krenari që u lumturua tejmase për përqafimin skenik që u dha. /nzoom.biz/