Edicioni i parë i ‘Big Brother Vip Kosova’ u shoqërua me fjalë dhe polemika te ndryshme.
Banorët ishin brenda shtëpisë për 3 muaj e si duket kanë krijuar fansa të tjerë, shkruan nzoom.biz.
Pjesë e finales ishin 5 konkurrentë që publiku i ka votuar më së shumti, ata janë: Artani, Mbresa, Juli, Stresi dhe Vedati.
Treshja fantastike ishte më e pëlqyer deri në momentin e fundit kur kokë më kokë mbetën reperi Arkimed Lushaj dhe aktori Bajrami.
Stresi u shpall fitues, por qytetarët janë shprehur se ai nuk e ka merituar.
Rubrika ‘Vox Pop’ e emisionit n’ZOOM me Albina Zeneli ju sjell mendimet e tyre e në disa momente ata duken se janë të revoltuar. /nzoom.biz/