Mbrëmë ishte spektakli i radhës i ‘Big Brother Vip Albania’.
Nga 5 të nominuarit Gerti ishte ai që u votua më së shumti të largohet, shkruan nzoom.biz.
Por, kjo nuk ishte e tëra…
Ai me vete mori dhe Lorenc Hasramën i cili ka kërkuar që vullnetarisht ta lë garën në gjysmë duke hequr dorë nga çmimi i madh.
Nita Latifi, ishte liderja e javës dhe pati një përparësi.
Bëhet fjalë për nominimin e banorëve të rinj që janë rifutur apo atyre të vjetër.
Ajo vendosi që katërshen e famshme ta dërgonte automatikisht në televotim dhe ajo që kemi vërejtur janë emrat e të gjithë konkurrentëve por jo të Lorencos.
Zarfi i kuq ishte në tavolinë nga dita e djeshme, pra kur nuk e kemi ditur që artisti shqiptar do të largohet. /nzoom.biz/