spot_img
9.7 C
Pristina
03/11/2024

Ja pse s’duhet të vishni pantallona të shkurtra në avion

Në valixhen tuaj të pushimeve verore, vendosni sa më shumë pantallona të shkurtra, por kini kujdes, mos i vishni nëse udhëtoni me avion.

Edhe pse kjo veshje është një zgjedhje e lehtë për udhëtim, megjithatë është më e keqja për sa i përket higjienës, njofton nzoom.biz.

Pasagjerët që i veshin janë gati për të marrë mikrobet e duke i’u drejtuar njësoj mikrobiofobëve dhe jobiofobëve, Tommy Cimato nga Arizona, zbuloi përmes llogarisë së tij personale në TikTok arsyet pse duhet t’i shmangim ato.

Sipas tij, duke veshur pantallona të shkurtra, e vini trupin në kontakt me bakteret që janë të shpërndara në aeroplan. Vendet ku mikroorganizmat festojnë fjalë për fjalë janë dritaret e avionëve ku pasagjerT mbështesin kokën për një gjumë freskues gjatë fluturimit.

“Mos bini në gjumë dhe mos e mbështetni kokën në dritare.  Nuk je i vetmi që e ke pasur këtë frymëzim dhe sigurisht nuk e di se sa udhëtarë kanë vendosur duart apo çfarëdo tjetër në sipërfaqen e dritares”, shpjegon ai.

Për sa i përket pantallonave të shkurtra, ai vëren: “Është njësoj si me xhamat, nuk e dini sa te pastra janë sediljet …”.

Shumë njerëz ulen në sediljet e avionëve gjatë udhëtimeve, pantallonat e shkurtra e lënë lëkurën e ekspozuar ndaj bakteeve, qelizave të vdekura dhe qimeve të atyre që kanë ardhur më parë.

Duke veshur pantallona të gjata apo fustan, shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me mikrobet. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news