spot_img
19.1 C
Pristina
01/05/2024

Çka ndodhi me pasurinë e Hitlerit pas vdekjes së tij?

Kur Hitleri vrau veten pas rënies së Rajhut të Tretë Nazist më 30 prill 1945, ai e ndërmori këtë akt ekstrem pasi u detyrua të hynte në “Führerbunker”.

Ky përbëhej nga një seri dhomash nëntokësore, ku me aleatët e tij mbroheshin nga bombardimet e rënda të forcave sovjetike gjatë Betejës së Berlinit, shkruan nzoom.biz.

Bunkeri u ndërtua dhjetëra metra poshtë Kancelarisë së Rajhut, ndodhej rezidenca luksoze, ndërtimin e së cilit udhëheqësi nazist e porositi më 1938 për t’u “bërë përshtypje njerëzve”.

Sipas librit “Brenda Rajhut të Tretë”, bazuar në kujtimet e njeriut të ngarkuar me krijimin e kancelarisë së re, Albert Speer, Hitleri e kishte urdhëruar ta ndërtonte shpejt por “me materiale të forta”, duke i thënë: “Për këtë projekt kostoja është e parëndësishme!”.

Kancelaria u ndërtua vitin që pasoi dhe u bë qendra e Rajhut të Tretë, derisa nazistët u mundën në luftë. Historia e ndërtimit të saj, tregon për fondet e mëdha që ishin në dispozicion të Hitlerit për të përmbushur çdo tekë të tij.

Diktatori kishte nën kontroll personal arkën e shtetit, grumbulloi pasuri personale para se të shembej perandoria, sa vlente pasuria e Hitlerit në kulmin e fuqisë, çka ndodhi me atë?

Pjesa më e madhe e saj, i’u kthye atyre që u ishte vjedhur ose 2 shteteve gjermane që u krijuan pas luftës. Siç ka ndodhur në shumë raste, mbi të u zhvillua një betejë të madhe ligjore, ku u përfshinë ata që pretendonin se ishin trashëgimtarët e tij.

Hitleri vinte nga një familje e varfër, para shërbimit në ushtrinë gjermane, u përpoq të bënte emër si artist në Vjenë dhe shpeshherë mezi arrinte të fitonte bukën e gojës.

Gjatë kësaj periudhe, i frustruar nga situata personale, Hitleri përcaktoi në mendje fajtorët përgjegjës për të gjitha mangësi në shtetin gjerman: Hebrenjtë.

Urrejta ndaj popullsisë hebreje të Gjermanisë si dhe ndaj vendeve fqinje u bë një element qendror për botëkuptimin e tij,dhe ishte baza për librin e tij “Mein Kampf“ (Lufta ime).

I botuar në dy vëllime në vitet 1925-1926, kur Hitleri ishte duke shkuar drejt pushtetit me Partinë Nacional Socialiste libri e bëri të pasur. Kur nazistët erdhën në pushtet, një kopje i jepej çdo çifti të porsamartuar, duke rritur më tej shitjet dhe duke i siguruar Hitlerit rreth 12 milionë dollarë në vit me kursin e sotëm.

Ai fitonte shumë para përmes honorareve nga portretet zyrtare qeveritare.

Hitleri e nazistët u fuqizuan shumë nga donacionet e biznesmenëve të mëdhenj dhe nga pagat për pozicionet politike që mbante. Kur erdhi në pushtet, refuzoi të paguante taksat.

Më 1933,shkriu në një postet e kancelarit dhe presidentit, duke e çimentuar pozicionin si një diktator i plotfuqishëm që mund të bënte si të donte me financat e Gjermanisë.

Një vit më pas, u miratua ligji që e përjashtonte Fyhrerin nga taksat, edhe pse ishte i bllokuar në Führerbunker dhe Rajhu i Tretë po shkatërrohej, Hitleri zotëronte një sasi të madhe pasurish dhe sot do të renditej si një nga njerëzit më të pasur në planet.

Disa burime pretendojnë se pasuria e tij arrinte në disa miliarda dollarë, përveç kancelarisë së Rajhut, që u shkatërrua gjatë Betejës së Berlinit, Hitleri kishte rezidenca private, përfshirë një shtëpi në Bavari të quajtur Berghof, dhe një apartament në Mynih.

Po ashtu po restauronte për veten një pallat të madh në qytetin polak Poznan.

Nazistët ishin edhe grabitës të mëdhenj, gjatë pushtimeve të tyre, grumbulluan pasuri në vepra arti dhe ar, pjesa më e madhe e të cilave mbahej në Bankën Qendrore Gjermane.

Edhe pse këto pasuri përshkruheshin si të zotëruara nga Rajhu e jo personalisht nga Hitleri, si diktator ishte i lirë të shijonte thesarin sipas dëshirës. Disa nga vlerësimet e bujshme, pretendojnë se në kulmin e tij ai mund të ketë kontrolluar 1 trilionë dollarë në asete.

Një ditë para vetëvrasjes, kur kuptoi se mbretërimit të nazizmit po i vinte fundi, Adolf diktoi testamentin e fundit ku sulmoi armiqtë e tij, përfshirë ish-aleatët që i akuzoi si përgjegjës për rënien e Rajhut të Tretë, e njoftoi martesën para vdekjes me partneren e tij Eva Braun.

Në testament thuhej: “Ajo që unë zotëroj i përket, për aq sa ka ndonjë vlerë, partisë naziste. Nëse partia nuk do të ekzistojë më, ajo do t’i përkasë shtetit. Dhe nëse shteti gjerman do të jetë i shkatërruar, çdo vendim tjetër nga unë nuk është më i nevojshëm”.

Hitleri përmend koleksionin e veprave të artit, për të cilin pretendon se nuk u mblodh për kënaqësinë private, por “ekskluzivisht për krijimin e një galerie arti në qytetin e lindjes, Linz ad Donau. Testamenti u nxor në fshehtësi nga Führerbunker nën mbikëqyrjen e njeriut të besuar të Hitlerit, Martin Bormann.

Aleatë që mundën Gjermanisë naziste, nuk kishin gjasa të përmbushnin dëshirat e fundit të njeriut që qëndronte pas diktaturës fashiste, e cila besohet se ishte përgjegjëse për vdekjen e 40 milionë njerëzve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe Holokaustin.

Kur testamenti ra në duart e forcave aleate pas Betejës së Berlinit, u trajtua më shumë si kuriozitet sesa si dokument ligjor. Një kopje i’u dërgua Presidentit Harry S.Truman, dhe më vonë u ekspozua në Arkivat Kombëtare të SHBA-së.

Vullneti i Hitlerit u përmbush pjesërisht, fondet e njohura dhe të drejtat e pronësisë intelektuale për librin “Mein Kampf” i’u kthyen landit të Bavarisë, që e ndaloi botimin e mëtejshëm të librit në Gjermani, derisa e drejta e autorit skadoi në vitet 2010.

Bavaria, ku Hitleri ishte regjistruar si rezident, mori nën kontroll rezidencat e mbijetuara të Hitlerit dhe pasuritë e identifikueshme. Më 1996 ishin zbuluar disa llogari bankare me vlerë miliona euro. Historia nuk mbaron me kaq. Me përbuzjen mbarëbotërore ndaj Hitleri pas përfundimit të luftës dhe zbulimit të kampeve naziste të përqendrimit, motra e tij, Paula, u përpoq të marrë pjesën e saj nga pasuria e vëllait.

Por, çështja u zvarrit shumë kohë, pasi trupi i Hitlerit nuk ishte identifikuar si duhet, ishte shkrumbuar së bashku me atë të Eva Braun në kopshtin e Kancelarisë pas vdekjes së tij.

Do të kalonin dekada para se fragmentet e eshtrave të mbledhura nga skena të konfirmoheshin se i përkisnin Führer-it të vdekur. Paula u zhvendos në apartamentin e Hitlerit në Mynih në vitin 1952, dhe e vazhdoi betejën e saj ligjore, pavarësisht mungesës së një certifikate vdekjeje.

Ajo vdiq më 1 qershor 1960 dhe trashëgimia e saj që përbënte 2/3 e pasurisë së njohur të Hitlerit, iu njoh më në fund 5 muaj më vonë.

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news