Me zhvillimet teknologjike, qasja në internet është pjesë e pandashme e jetës, duke qenë se një pjesë e madhe e njerëzve e kanë të integruar edhe në punë.
Ndonëse nuk mund të fshijmë të gjitha gjurmët në internet, mund të fshijmë shumicën e informacioneve personale nga web dhe nga aplikacionet e medieve sociale.
Në kushte normale, gjëja e parë që duhet të bëni është të fshini të gjitha llogaritë në rrjetet sociale.
Mënyra më e mirë për ta kuptuar se cilat informacione për veten janë të qasshme është të kërkoni veten në Google. Kur kërkoni emrin në Google, vendoseni në thonjëza për të parë rezultatet që vlejnë për emrin tuaj.
Mbani një listë të të gjitha faqeve të internetit në të cilat shfaqet emri juaj, mund të kontaktoni edhe Google për të fshirë informacionet tuaja në motorin e saj të kërkimit.
Për të fshehur gjurmët në internet, fshini të gjitha llogaritë tuaja të rrjeteve sociale.
Ndonëse do të jetë e vështirë t’i kujton llogaritë që keni krijuar përgjatë viteve, por fshirja e llogarive që ju kujtohen është një fillim i mirë.
Mos harroni të fshini uebsajtet apo edhe blogjet tuaja nëse keni krijuar.
Nuk mund t’ia dilni mbanë, atëherë konsultoheni me një profesionist i cili mund t’ju ndihmojë në këtë drejtim.