spot_img
15.3 C
Pristina
28/04/2024

Po hani tepër pa kontroll? Ja kush e paska fajin

Ushqyerja mund të transformohet në një mekanizëm të cilin njeriu zgjedh për tu përballur me sfida të ndryshme siç është depresioni apo ankthi.

Nëse e gjeni veten të uritur jithë kohës, atëherë arsyen dhe përgjigjen do ta gjeni këtu.

Stresi

Gjatë një situate stresuese, stresi e bind trupin të konsumojë ushqim edhe nëse nevoja fizike për kalori është zero.

Kjo është arsyeja pse njerëzit e stresuar e teprojnë me ushqim dhe kanë tendencën të shëndoshen.

Tiroidet

Nëse jeni të uritur gjithë kohës por nga ana tjetër po humbisni në peshë, fajin e ka tiroidja.

Ajo mund të jetë duke prodhuar më shumë hormone duke nxitur trazira në organizëm.

Nëse tiroidja është tepër aktive, atëherë shuarja e urisë është e vështirë.

Mbipesha

Ushqyerja e tepërt nxit mbipeshën ndërkohë që obeziteti shumëfishon ndjenjën e vazhdueshme të urisë. Yndyrat e tepërta rrisin nivelet e insulinës duke e bërë urinë të tejskajshme.

Diabeti

Kjo sëmundje krijon një rreth vicioz urie. Nivelet e ulëta të sheqerit nxisin oreksin. Ushqyerja rrit nivelet e sheqerit në gjak dhe nevoja për tu ngopur është tepër e madhe.

Në këtë rast kemi të bëjmë me një shkak pasojë që vazhdon gjatë gjithë kohës.

Dehidratimi

Ka raste kur njeriu është i uritur por urinë e ngatërron me etjen dhe anasjelltas.

Kur njeriu është i dehidratuar, përpara se të ndiejë etje provon urinë dhe njerëzit i ngatërrojnë të dyja. Njerëzit duhet të konsumojnë të paktën 2 litra ujë gjatë ditës.

Pagjumësia

Nëse nuk flini 7-9 orë në ditë, trupi do ta ketë shumë të vështirë të rregullojë hormonet që mbajnë nën kontroll nivelet e urisë. Kur hormonet e urisë janë në nivele të larta, atëherë njeriu kërkon ushqim edhe nëse trupi nuk ka nevojë për të. /nzoom.biz/

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news