Rikja dhe Egla janë në nominim.
Kjo e fundit u ballafaqua sonte edhe me një incident, shkruan nzoom.biz.
Ajo pati deklaruar se Saimir Kodra e ka ngacmuar seksualisht derisa i ka kërkuar punë.
Në BBVIP u transmetua e gjithë deklarata e gazetarit, i cili hidhte poshtë ato që i tha banorja, duke e ftuar të gjejë provat dhe të shkojë në gjykatë, pasi ai tashmë e ka çuar çështjen në gjykatën penale për shpifje.
Egla pasi dëgjoi deklaratën e tij, tha se ajo merr përgjegjësi për ato se çfarë ka thënë dhe përmendjen e emrit të tij, duke e ftuar atë të qetësohet dhe se pasi të dalë nga shtëpia do të merret seriozisht me akuzën dhe kundër-akuzat e palës tjetër. /nzoom.biz/