Ju njoftuam se edicioni i tretë i ‘Big Brother Vip Kosova’ po vjen me ndryshime.
E, njëra ndër risitë më interesante padyshim është ndërrimi i prezantuesve, shkruan nzoom.biz.
n’ZOOM ka mësuar se Arbana Osmani do të jetë dhe si krah të djathtë ka bashkëshortin e saj, Eduart Grishaj.
Në janarin e vitit 2024 ju sollëm informacionin se prezantuesja e njohur shqiptare po braktis Top Channel sepse nuk u përshtat me kushtet që i ofroi produksioni.
Ajo pati kërkuar 300 mijë euro për vete dhe 300 mijë për Edin, shumë kjo që në total arriti deri në 600 mijë euro për 4 apo 5 muaj sa do të zgjaste kjo aventurë.
Ekskluzive: Lufta për prezantimin e ‘BBVA’, Arbana kërkoi 600 mijë euro për vete dhe Eduartin
Duket se Kosova është e gatshme të paguajë atë që Shqipëria e refuzoi.
Se çka do të ndodhë në vazhdimësi me këtë temë mbetet të shihet kur afrohen ditët e fillimit të këtij formati. /nzoom.biz/