WhatsApp, aplikacioni i mesazheve të çastit, është vendosur të prezantojë një veçori në pajisjet e lidhura që mundëson t’i mbroni bisedat nga njerëzit tjerë.
Sipas një raporti nga WABetaInfo, WhatsApp po nxjerr funksionin Chat Lock në pajisjet e lidhura, transmeton nzoom.biz.
Ky funksion, i cili i lejon përdoruesit të kyçin dhe fshehin bisedat pas një kodi kalimi ose vërtetimi biometrik, fillimisht ishte i kufizuar në pajisjet kryesore.
Funksioni Chat Lock duket se është i disponueshëm për përdoruesit që përdorin WhatsApp për Android (versioni 2.24.11.9), në vend të vetëm disa përdoruesve të zgjedhur.
Meta e Mark Zuckerberg prezantoi funksionin Chat Lock në WhatsApp në maj 2023 dhe muajin e kaluar u raportua se kompania kishte filluar testimin e këtij funksioni në pajisjet e lidhura duke e shpërndarë atë tek një numër përdoruesish.
Edhe pse kompania nuk ka zbuluar se kur veçoria do të jetë e disponueshme në versionin e qëndrueshëm të WhatsApp, ai pritet të shpërndahet për publikun pas testimit të plotë në versionin Beta të aplikacionit.
Kjo mund të zgjasë të paktën disa javë. /nzoom.biz/