spot_img
9.2 C
Pristina
15/10/2024

I hani çdo ditë të lume, por këto ushqime nuk ju ngopin aspak

Megjithatë, ka disa ushqime që kanë një efekt të kundërt duke mos e shuar ndjesinë e urisë.

Ja lista e ushqimeve që nuk duhet t’i hani gjatë drekës, pavarësisht se konsiderohen të shëndetshme.

Makaronat janë ushqim që të ngopin shpejt, megjithatë janë karbohidrate të përpunuara e këto shpërbëhen shpejt e për pasojë ndiheni të uritur dhe të përgjumur në pak kohë.

Salca e makaronave mund të jetë plot me sheqerna, kripë dhe yndyrna duke përkeqësuar kështu mjegullimin e trurit dhe gjendjen e përgjumur, nëse keni projekte e dokumente që kërkojnë vëmendje, është e udhës të mos hani makarona në drekë.

Patatet e skuqura dhe paninet me qofte

Kombinime të tilla janë padyshim të shijshme, megjithatë ato ofrojnë sasinë e plotë të kalorive që i nevojitet njeriut në një ditë të tërë dhe kanë shumë kripë.

Nëse dreka përbëhet nga një panine e tillë, patate të skuqura e pije të gazuar, organizmi do të jetë plot me yndyrna të ngopura, sheqerna dhe kripë.

Trupi përpiqet të përpunojë përbërësit sa më parë, përballeni me shumë gazra të stomakut.

Supa me perime

Mund të jetë e pasur me ushqyes dhe pak kalori, por nuk të mban të ngopur deri në mbrëmje, kjo ndodh se supa nuk përmban proteinë, e cila ka aftësinë të na mbajë të ngopur. Do të ndiheni të uritur të paktën një orë pas ngrënies, do bëni zgjedhje të gabuara.

Supat më të përshtatshme për vaktin e drekës janë ato që përmbajnë mish pule apo gjeli të detit. Përpos tyre, përpiquni të hani edhe një mollë ose biskota me drithëra të plota.

Sallata e fshatit

Si në rastin e supës, sallata nuk ofron ushqyes që ju mbajnë të ngopur. I gjithë sekreti qëndron tek proteina të cilën e gjeni tek salmoni, qiqrat ose mishi i pulës. Përpos tyre, përpiquni të hani edhe arrorë, fara dhe avokado. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news