spot_img
9.2 C
Pristina
15/10/2024

I mbaruat komplet pushimet? Ja si ta pastroni valixhen

Sapo jeni kthyer nga pushimet dhe valixhet tuaja presin që të sistemohen nga ju?

Por, sa vërtet mendoni se valixhet janë të pastra dhe pa mikrobe, para dhe pas udhëtimit?

Mendoni pak, avionin, sipërfaqet që përshkrojnë valixhet, prekjet nga stafi i aeroporteve etj.

Ka disa mënyra për t’i pastruar ato:

-Dezinfektoni, brenda dhe jashtë

Pavarësisht nëse keni valixhe të fortë apo të butë, dezinfektuesi mund të jetë i njëjtë: peroksid hidrogjeni ose alkool. Mbushni një shishe e spërkateni brenda dhe jashtë.

-Ngrini derdhjet, njollat dhe shenjat e gërvishtjeve

Tani le të flasim për ato njollat e bezdisshme. Në sipërfaqet e pëlhurave të buta mund të spërkaten ose lyhen me peroksid hidrogjeni. Lëreni të qëndrojë gjatë natës për të parë nëse heq njollën e fshijeni me një copë. Për sipërfaqet më të forta, por që kanë njolla apo gërvishtje përdorni një sfungjer ose top tenisi me sapun dhe thjesht fërkoni këto sipërfaqe.

-Rifreskoni valixhet

Nëse valixhja ka aromë të pakëndshme, përdorni sodë buke për hapësirën e brendshme që ndihmon në thithjen e aromave dhe lagështisë ose aromën tuaj të preferuar.

-Kujdes nga insektet

Nëse keni frikë nga insektu që valixhet mund ta kenë marrë, futini në qese plehrash për 48 orë dhe prisni. Lani me ujë e sapun, më pas përdorni alkool për dezinfektim. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news