Aria Duka ishte e ftuar në emisionin n’ZOOM me Albina Zeneli.
Ajo mori pjesë në sezonën e parafundit të “Për’puthen” ku duket se nuk e ka kaluar aspak mirë, shkruan nzoom.biz.
Kjo sepse sipas saj, produksioni ishte i ashpër dhe Olsa Muhameti i detyroi të gënjenin për historitë e tyre jetësore.
‘Në cdo puntatë më duhej të mendoja e trilloja nga një histori të dhimbshme për tu klikuar’, tha mes tjerash Aria e cila po ashtu nuk hezitoi të zbulojë se është e lumtur në lidhjen e saj të dashurisë.
Për këto dhe detaje të tjera ju ftojmë ta ndiqni rrëfimin e plotë në linkun e mëposhtëm. /nzoom.biz/