Të dhënat tregojnë një fenomen shqetësues për shqiptarët: shpenzimet për bukë dhe drithëra përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të tyre, duke i vendosur shpenzimet në nivele më të larta se në shumë vende tjera evropiane.
Kjo situatë ka një ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetesës dhe shëndetin e popullsisë, shkruan nzoom.biz.
Buka ka rëndësi të veçantë në kulturë, e cila konsiderohet thelbësore në çdo vakt.
Kjo ka ndikuar që shqiptarët ta shohin bukën si nevojë të patjetërsueshme, duke e bërë atë pjesë të pandashme të dietës së tyre.
Siç thotë populli, “gjella me kripë e kripa me karar,” është e domosdoshme që konsumi i bukës të jetë i ekuilibruar dhe me kufi.
Sipas ekspertëve të ushqimit, çdo fetë bukë e konsumuar duhet të merret me kujdes.
Racioni ditor i drithërave është i varur nga moshat, gjinia dhe aktiviteti fizik.
Për gratë nga 19-50 vjeç, rekomandohet një konsum prej 6 racioneve drithi në ditë.
Gratë mbi 50 vjeç duhet të konsumojnë 5 racione, burrat e rinj (19-30 vjeç) kanë nevojë për deri në 8 racione drithi në ditë.
Burrat nga 31 deri 50 vjeç duhet të konsumojnë 7 racione, ata mbi 50 vjeç 6 racione. /nzoom.biz/