spot_img
21.1 C
Pristina
20/08/2025

E keni ditur që arra rrit potencën seksuale?

Arrat konsiderohen se janë një ndër frutat më të shëndetshme për njeriun e madje nuk duhet të mungojnë në oraret tuaja të ngrënies.

Në vazhdim do të keni mundësi t’i lexoni benefitet që sjell nëse konsumohet ashtu si duhet, shkruan nzoom.biz.

spot_img

Kundër diarresë përdoret me efekt lëngu i luleve mashkullore të arrës, ndërsa kundër dhimbjeve në fyt, rekomandohen arrat me mjaltë. Gjethet e njoma e të freskëta të arrës largojnë insektet, çimkat dhe milingonat nga banesat, duke qenë tepër, sidomos në shtëpinë e fshatit, ku këto të fundit janë më të pranishme.

Shërimi i diarresë – Merren 5-10 gr lule mashkulore të pemës së arrës e zihen në 200 ml ujë. Lëngu pihet sa herë të doni, sipas shkallës së sëmundjes tek pacienti. I njëjti lëng i gjetheve të ziera përdoret:

  1. a) Në formë lavazhi kundër sëmundjeve inflamatore gjenitale;
  2. b) Në formë klizme kundër diarresë dhe dizenterisë;
  3. c) Për larjen e infeksioneve të lëkurës.
  4. Kurimi i zgjebes, urthit dhe ekzemës

Merren 60 gr gjethe are, priten në copa e lihen të ziejnë 1 orë, në sasi prej gjysmë litri ujë, pastaj lyhen pjesët e sëmura të lëkurës, derisa të zhduken shenjat e sëmundjeve. E njejta tretësirë përdoret sakaq edhe në banjat tonike, që e bëjnë trupin të gjallë dhe të freskët.

Kurimi i plagëve të gojës – Një sasi 15 gr gjethe arre, futen në 100 ml ujë, shtojmë 6 gr acid borik. Pasi e ziejmë, me çajin e përgatitur i bëjmë lavazh gojës. E njejta kurë, përdoret dhe për të mbajtur të butë lëkurën e trupit. Arrat janë ushqim i mirë për fëmijët, sidomos kundër anemisë dhe rënies së flokëve.

Kundër rënies së flokëve – Hidhni 40 gr gjethe arre e lëvore degësh të njoma në 1 litër ujë, zieni në ujë të valuar e shpërlani kokën çdo mbrëmje, vazhdimisht për disa ditë.

Për heqjen e kallove – Merren 60-80 gr lëvore e njomë e arrës dhe zihet në 500 ml ujë. Pasi lihet pak, me këtë lëng shpërlahen këmbët në pjesët e kallove, çdo gjysëm ore. Ky veprim përsëritet 2-3 ditë, derisa kallot të zhduken.

Për gurët në fshikëzën e tëmthit – Mbushim 1 lugë gjelle me gjethe të thata e të thërrmuara të arrës, 1 lugë gjelle bishtash qershie, 1 lugë gjelle me mustaqe misri dhe 1 lugë gjelle me gjethe të freskëta të hithrit. Këto elemente zihen në temperaturë të lartë, në 1 litër ujë. Enën e mbulojmë, e lëmë për 2 orë të kullohet dhe tretësirën e përftuar e konsumojmë si çaj. Pas ushqimit, këtij çaji, rekomandohet që t’i shtohet edhe pak mjaltë.

Anemia – Marrim një çerek kg arra të qëruara, një çerek kg mjaltë natyral, një çerek kg kajmak qumështi. I përziejmë derisa të bëhen krem dhe konsumojmë periodikisht, dy herë në ditë, 1 lugë gjelle për të rriturit dhe 2 herë në ditë nga 1 lugë kafeje, për fëmijët.

Kurimi i prostatës – Merren 2 lugë të kripthit të arrave dhe i valojmë në gjysëm litri verë, 5 minuta. Tretësira lihet të pushojë 10 min, kullohet dhe pihet nga një filxhan çaji gjatë ditës, e ëmbëlsuar sipas dëshirës.

Djersitja e e këmbëve – 100 gr gjethe të thata të thërrmuara të arrës, 100 gr gjethe të thërrmuara të sherebelës, e përvlojmë me 4 litra ujë të nxehtë. Përftesën e mbulojmë për 2 orë dhe e kullojmë. Sërish e ngrohim derisa të jetë jo shumë e nxehtë për lëkurën. Në tretësirë, zhyten këmbët nga 30 min, veprimi përsëritet kur personi ka djersitje të tepërt.

Arra e kokosit – Forcon potencën seksuale dhe liron dhimbjet në kurriz. Përdoret kryesisht lëngu dhe tuli i frutit të saj, me një konsumim të njejtë për disa ditë rresht. /nzoom.biz/

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news