Me hyrjen në të pesëdhjetat, trupi kalon shumë ndryshime, prandaj ushqimi bëhet edhe më i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit dhe energjisë.
Zgjedhja e ushqimeve të duhura ndihmon në ruajtjen e shëndetit, ndërsa disa ushqime mund të rrisin rrezikun për probleme të ndryshme shëndetësore, shkruan nzoom.biz.
Së pari, ushqimet e skuqura janë ndër ato që duhet të kufizohen, ato ndikojnë negativisht në shëndetin e zemrës, të rrisin yndyrnat në gjak dhe të kontribuojnë në procese inflamatore në trup.
Në vend të tyre rekomandohet që ushqimi të përgatitet duke u zier, pjekur ose në avull.
Pijet e ëmbëlsuara janë burim i madh i sheqerit të shtuar, konsumimi i shpeshtë i tyre çon në shtim të peshës trupore, por edhe në rritjen e rrezikut për sëmundje kronike. Zgjedhje më e mirë është uji, lëngjet natyrale pa sheqer ose çajrat pa sheqer.
Kripa e tepërt në ushqim është tjetër problem në ushqyerje. Edhe pse shumë njerëz mendojnë se burimi kryesor i kripës është ajo që i shtojmë ushqimit, në fakt gjendet në ushqimet e përpunuara si mishi i përpunuar dhe ushqimet e gatshme.
Konsumimi i tepërt i kripës mund të çojë në tension të lartë të gjakut dhe komplikime të tjera shëndetësore.
Buka e bardhë dhe karbohidratet e rafinuara gjithashtu nuk janë zgjedhja më e mirë. Ato rrisin shpejt nivelin e sheqerit në gjak dhe nuk japin ndjenjë ngopjeje për një kohë të gjatë. Prandaj, është më mirë të zgjidhen produktet integrale, që përmbajnë më shumë fibra dhe ndihmojnë në ruajtjen e energjisë më të qëndrueshme gjatë ditës.
Në fund, alkooli duhet të konsumohet me kujdes. Me kalimin e moshës, trupi e përpunon më ngadalë, prandaj efektet e tij mund të jenë më të forta dhe të zgjasin më shumë.
Konsumimi i tepërt ndikon negativisht në shëndetin e përgjithshëm, përfshirë kockat dhe trurin. /nzoom.biz/

