Organizmi i njeriut është strehë e të paktën e triliarda baktereve të cilat janë shumë të rëndësishme për organizmin.
Ato janë organizma mikroskopikë një-qelizorë të dobishme për sistemin imunitar dhe atë tretës dhe ndihmojnë në përthithjen e ushqyesve dhe së bashku mund të peshojnë deri në 2 kilogramë, njofton nzoom.biz.
Bakteret ndahen në mbi 1000 specie e në dy kategori: të mira dhe të këqija. Të dy kategoritë jetojnë në harmoni të plotë me njëra-tjetrën. Ky ekuilibër është i brishtë dhe prishet nga përdorimi i antibiotikëve.
Shëndeti i kockave dhe mikrobet e stomakut
Përdorimi i antibiotikëve ndikon në zhvillimin e skeletit të njeriut pas fazës së pubertetit, kjo fazë zhvillimi është përgjegjëse për të paktën 40 përqind të masës kockore. Shëndeti i skeletit është në varësi të mikrobiomës së stomakut.
Ndikimi i antibiotikëve në qelizat e palcës kockore
Metabolizmi i kockave është në varësi të një procesi delikat. Përdorimi i antibiotikëve ndikon në shpërbërjen e masës kockore dhe çlirimin e mineraleve, sidomos kalçiumit, nga lëngjet kockore në gjak e një gjë e tillë është rezultat i reagimit imunitar që shkaktohet nga ndryshimet në mikrobiomë. Si pasojë e antibiotikëve, komunikimi mes sistemit imunitar dhe qelizave të kockave shpërbëhet dhe ka ndërprerje të dëmshme.
Një gjë e tillë dëmton ndjeshëm skeletin e njeriut.
Ndikimi i stresit dhe antibiotikëve në stomak njësoj si ai i ushqimeve të shpejta, ndryshimet në komunitetin e brendshëm të baktereve që vijnë si pasojë e stresit janë të dëmshme si ato të shkaktuara nga ushqimet e shpejta. Niveli i stresit që hasim çdo ditë është i lartë, përdorimi i tepruar dhe abuzimi me antibiotikët është kthyer në fenomen.
Miliona njerëz janë të prekur nga një sërë problemesh me tretjen, ato zgjidhen me përdorimin e probiotikëve që ndihmojnë për të barazpeshuar nivelin e mikro organizmave në florën intestinale në mënyrë që sistemi gastrointestinal të tresë ushqimin siç duhet.
Ato mbrojnë nga patogjenët, nga mikroorganizmat e dëmshëm, detoksifikojnë organizmin nga përbërësit e dëmshëmm prodhojnë vitamina dhe ekuilibrojnë sistemin imunitar. /nzoom.biz/