Një studim i realizuar nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë ka ofruar shpjegimin shkencor përse shumë njerëz ndihen më të lodhur dhe më të përgjumur gjatë ditëve me shi.
Sipas hulumtimit, ndryshimet në dritë dhe prodhimi i hormoneve janë shkaktarët kryesorë të këtij fenomeni, shkruan nzoom.biz.
Gjatë ditëve me shi, drita natyrale është më e pakët, çka bën që trupi të prodhojë më shumë melatoninë, hormoni që rregullon ciklin e gjumit dhe zgjimit, e kjo e bën trupin të ndjehet i lodhur dhe më tërhequr për të fjetur.
Përveç kësaj, niveli i serotoninës, hormoni i lumturisë, është më i ulët në mungesë të diellit. Kjo çon në ndjenja depresive dhe mungesë motivimi, duke bërë që njerëzit të ndihen më dembelë dhe më të përgjumur në këto kushte.
Tjetër faktor është zvogëlimi i cilësisë së gjumit gjatë netëve me shi, sipas studimit të Laboratorit të Gjumit në Universitetin Rochester, njerëzit kanë tendencë të flenë më pak kur ka shi, gjë që përkeqëson ndjenjën e lodhjes gjatë mëngjesit.
Tingujt e shiut që bien mbi dritare ose çati mund të kenë efekt qetësues, duke krijuar atmosferë të përshtatshme për gjumë të thellë. Ky tingull ritmik ndihmon në relaksimin e trupit e përmirësimin e cilësisë së gjumit gjatë ditëve të mjegullta me shi. /nzoom.biz/