spot_img
0.3 C
Pristina
15/02/2025

Vrau 14-vjeçarin në shkollë, autori tregon thikën në rrjetet sociale! Pozon “me krenari”

Top Channel siguron pamjet e rënda, që autori i dyshuar i vrasjes së 14-vjeçarit në shkollën “Fan Noli” në Tiranë, ka postuar në rrjetet sociale pas krimit të rëndë.

Siç shihet ai tregon thikën me të cilën qëlloi disa herë Martinin, duke i marrë jetën.

Po ashtu, ka pozuar “me krenari” pas krimit teksa ndodhej në një makinë e shfaqet edhe dora e tij e fashuar, pasi ka mbetur i lënduar pas sulmit.

Në sulmin me thikë ka mbetur i lënduar edhe një tjetër i mitur, shok me viktimën.

Ndërkohë ditën e djeshme policia bëri me dije se autori i dyshuar është arrestuar.

 

LAJMET E FUNDIT
Related news