spot_img
34.2 C
Pristina
23/07/2025

Ja shuma që bashkëshortja dhe fëmijët e mitur të Diego përfituan pas vdekjes së tij

Vdekja tragjike e Diogo Jota dhe vëllai të tij Andre Silva tronditi mbarë botën e portit, por jo vetëm, më të prekurit janë familjarët e tyre, prindërit dhe bashkëshortja Rute me fëmijët e mitur të 28-vjeçarit.

Pas ngjarjes, bota e futbollit vërshoi me mesazhe ngushëllimi, por dhe me gjeste të rralla e plot kuptim. I tillë ishte dhe vendimi i Liverpool, klubi ku Digo aktivizohej, për t’i dhënë bashkëshortes pagën e lojtarit deri në fund, e po ashtu duke vendosur një fond për të mbështetur arsimimin e 3 djemve të tij deri në moshën 18-vjeçare.

Por sa është kjo shumë?

Sipas “Daily Mail”, e veja e Jotës mund të trashëgojë deri 35 milionë paund nga pasuria e tij për sigurinë financiare të saj dhe tre fëmijëve të tyre. Ai nënshkroi për herë të parë një kontratë me Wolverhampton Wanderers në vitin 2018, nga e cila fitonte 38,000 £ në javë.

Dy vjet me këto paga e panë të fitonte 3,952,000 £ para se të shënonte shumën e madhe me transferim në Anfield, ku dy vitet e para të kontratës së tij katërvjeçare me 83,000 £ në javë fitoi edhe 8,632,000 £ të tjera.

Si rezultat i talentit, Liverpooli e zgjati kontratën pesë vjet më 2022 dhe i’a rriti pagën në 140,000 £ në një kontratë që e pa atë të fitonte 21,840,000 £ para vdekjes së tij tragjike.

Këtu përfshiheshin bonuse performance, dhe 65 golat e tij në 182 ndeshje kontribuan në pasurinë e tij. Megjithatë, ai ishte sipërmarrës i Esports  dhe ambasador global i markës.

Jota pritej të merrte 14.5 milionë paund të tjera për dy vitet e mbetura të kontratës së tij, të cilën pavarësisht raportimeve në mediat portugeze që sugjeronin se Liverpooli do ta respektonte, ende nuk është konfirmuar.

Kjo do të thotë që të ardhurat totale të Jotës prej 34.4 milionë paundësh që nga mbërritja në Premier League mund të trashëgohen nga Rute dhe dy djemtë, Dinis, katër vjeç, Duarte, dy vjeç, dhe vajza e tyre tetëmuajshe, Mafalda.

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news