spot_img
16.8 C
Pristina
05/09/2025

A mund të bëhet seksi i rastësishëm një lidhje serioze dashurie?

Shumë persona vendosin të bëjnë seks rastësor për të “verifikuar” partnerin para se të vendosin për një lidhje serioze.

Fakti që më pak femra duan të praktikojnë seks për një natë ofron një shpjegim se femrave nuk u garantohet se do të shijojnë një seks të tillë, shkruan nzoom.biz.

spot_img

Sipas hulumtimit të sociologes Elizabeth Armstrong, femrat në marrëdhënien e parë seksuale me dikë që nuk e njohin mirë, përjetojnë orgazëm vetëm në 35% të rasteve, krahasuar me meshkujt që nuk e kanë problem të kënaqen me një të panjohur që i tërheq.

Mund të habiteni nga informacioni se seksi i rastësishëm me dikë mund të kthehet në një lidhje serioze dashurie. Shumë persona vendosin të bëjnë seks rastësor për të “verifikuar” partnerin përpara se të vendosin për një lidhje serioze.

Pse të mos zbuloni nëse ka tërheqje seksuale mes tij dhe një partneri të mundshëm?

Mund të ndodhë që një person të dëshirojë diçka më shumë sesa seks të “dakorduar” për shkak të butësisë dhe vëmendjes që i kushtojnë njëri-tjetrit pas vetë lidhjes.

Nëse ky mendim ju ndjek, ka hapa që duhet të ndërmerrni për të ditur çfarë po bëni:

1. Mundohuni të zbuloni nëse partneri është i interesuar

Kushtoni vëmendje fjalëve ose veprimeve të partnerit. P.sh nëse ai ju dërgon sms natën për të rregulluar se kush do të vizitojë kë, është e qartë se ka vetëm një gjë në mendje. Por nëse ai ju thërret ndonjëherë për të pyetur se si jeni, ose për të ndarë me ju një ngjarje të rëndësishme të jetës, keni vend për plane…

2. Filloni shoqërimin më të shpeshtë

Nëse doni ta ktheni një marrëdhënie të rastësishme në diçka të përhershme, guximi është i rëndësishëm. Mund të sugjeroni të shkoni bashkë në një festë ose një shfaqje teatrale… Jo vetëm që do të mund të dalloni nga përgjigja e tij se çfarë mendon për këtë, por do të jeni në gjendje ta njihni personin jashtë dhomës së gjumit në një dritë të re.

3. Sqarohuni!

Nëse jeni vërtet të interesuar për një lidhje serioze, hapi tjetër është të shprehni ndjenjat sepse ka shumë mundësi që ai të dëshirojë atë që ju dëshironi. Nëse ndodh e kundërta, do të dini se ku qëndroni dhe mund të vazhdoni pa u penduar. /nzoom.biz/

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news