Në katër netët e fundit të Sanremo, ajo tërhoqi menjëherë vëmendjen me një fytyrë të freskët dhe rinore, flokë të mëndafshtë dhe një stil të përkryer që nuk kalon pa u vënë re.
Por pas gjithë kësaj dukjeje elegante, fshihet një emër shqiptar: Daniela Zeqo.
Ajo është bërë besuara më e madhe e Lauras për grimin e stilimin në çdo dalje, që nga kopertinat më të njohura të revistave e deri tek videot muzikore dhe tapetet e kuq.
Një shikim i thjeshtë në Instagram zbulon një rrugëtim të jashtëzakonshëm: Daniela Zeqo ka jetuar dhe punuar prej vitesh në Itali, duke bashkëpunuar me emra të mëdhenj të modës dhe muzikës si Baby K, Francesca Michielin dhe Alessandra Amoroso.
Por talenti i saj nuk kufizohet vetëm në Itali; ajo ka bashkëpunuar edhe me yje ndërkombëtarë si Gigi Hadid dhe Dua Lipa, duke treguar se aftësitë dhe estetika e saj janë të kërkuara në çdo cep të botës.
Suksesi i Danielës është një arsye për krenari për komunitetin shqiptar.
Ajo dëshmon se talenti, përkushtimi dhe profesionalizmi nuk njohin kufij dhe që një emër shqiptar mund të jetë zgjedhja e parë e yjeve më të mëdhenj të momentit në botën e make up-it dhe stilimit të flokëve.

