Çiftet që nuk zihen kurrë kanë këto 6 zakone

Sekreti i një lidhjeje të lumtur nuk është mungesa e debateve, por mënyra si partnerët i përballojnë ato. Çiftet që shkojnë mirë me njëri-tjetrin bëjnë disa gjëra ndryshe nga të tjerët.

Çdo marrëdhënie kërkon përkushtim, mirëkuptim dhe respekt, shkruan nzoom.biz.

Megjithatë, çiftet që kanë një lidhje të fortë dinë si të shmangin konfliktet e panevojshme dhe të mos lejojnë që problemet e vogla të kthehen në debate të mëdha.

Ja gjashtë zakonet që i dallojnë.

1. NUK E KTHEJNË DASHURINË NË LLOGARI

Ata nuk numërojnë se kush ka bërë më shumë dhe kush i detyrohet tjetrit. Ndihmojnë njëri-tjetrin sepse duan, jo sepse presin diçka në këmbim. Për ta, një marrëdhënie e shëndetshme bazohet te përkushtimi i ndërsjellë, jo te llogaritë.

2. I ZGJIDHIN PROBLEMET PA PRITUR QË TË SHPËRTHEJNË

Në vend që t’i mbajnë shqetësimet brenda, ata flasin hapur për atë që i bezdis. E dinë se problemet e pathëna grumbullohen dhe mund të kthehen në konflikte shumë më të mëdha. Qëllimi i tyre nuk është të fitojnë debatin, por të gjejnë një zgjidhje.

3. RESPEKTOJNË NJËRI-TJETRIN EDHE KUR NUK JANË DAKORD

Nuk fyejnë, nuk poshtërojnë dhe nuk përdorin dobësitë e partnerit kundër tij. Edhe gjatë një mosmarrëveshjeje, ruajnë respektin dhe dëgjojnë mendimin e njëri-tjetrit. Kjo krijon siguri dhe besim në marrëdhënie.

4. KOMUNIKOJNË HAPUR DHE SINQERISHT

Ata s’presin që partneri t’ua lexojë mendimet. Shprehin ndjenjat, dëshirat e pakënaqësitë pa frikë. Kur emocionet janë të forta, marrin pak kohë për t’u qetësuar para se të vazhdojnë bisedën, në mënyrë që të mos thonë fjalë për të cilat do të pendohen.

5. MARRIN VENDIME SË BASHKU

Qoftë për financat, familjen apo planet e së ardhmes, asnjëri nuk vendos gjithmonë i vetëm. Ata dëgjojnë mendimin e partnerit, bëjnë kompromise dhe gjejnë zgjidhje që i përshtaten të dyve. Kështu, askush nuk ndihet i lënë pas dore.

6. E VENDOSIN MARRËDHËNIEN NË RADHË TË PARË

Pavarësisht angazhimeve, gjejnë kohë për njëri-tjetrin. Interesohen për ditën e partnerit, tregojnë kujdes dhe nuk e marrin dashurinë si diçka të mirëqenë. E kuptojnë se marrëdhënia ka nevojë për vëmendje dhe përkushtim të vazhdueshëm. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news