Brendi zviceran NOEM Swiss po bëhet një emër që ia vlen të ndiqet nga të gjithë ata që e duan modën, stilin dhe koleksionet e fundit të veshjeve.
Moda është gjithmonë në ndryshim, ndërsa të qenit në hap me trendet kërkon zgjedhje të duhura dhe një sy për stilin, shkruan nzoom.biz.
n’ZOOM do ju njeh me një histori suksesi të këtij biznesi që prapa qëndron një zonjë e zellshme me origjinë nga Kosova e që me këtë synon të sjellë NOEM Swiss së shpejti edhe në Kosovë.
Ky brend i veshjeve që operon në Zvicër u hap në maj të këtij viti dhe ofron koleksione të fundit për të gjithë adhuruesit e modës, për meshkuj dhe femra.
Nuk ka vetëm veshje, por dhe veshmbathje e po ashtu çanta.
Me një orientim drejt trendeve aktuale dhe koleksioneve të reja, NOEM Swiss synon t’u ofrojë klientëve mundësinë të gjejnë veshje që i përshtaten stilit dhe preferencave të tyre.
Ajo që e bën këtë brend edhe më interesant është mundësia e porositjes dhe dërgesës së veshjeve edhe në Kosovë.
Kështu, edhe klientët në Kosovë mund të kenë qasje në koleksionet e NOEM Swiss, pa qenë të nevojshme të udhëtojnë drejt Zvicrës.
NOEM Swiss synon që shumë shpejt të jetë edhe më afër publikut kosovar, duke sjellë një mundësi të re për të gjithë ata që dëshirojnë të ndjekin trendet e fundit të modës.
NOEM Swiss – moda që lidh Zvicrën me Kosovën. /nzoom.biz/

