spot_img
11.9 C
Pristina
13/10/2025

A mundet seksi i shpeshtë t’ju bëjë më të suksesshëm?

isa meshkuj duket se kanë gjithçka: karrierë të suksesshme, grua të bukur dhe të mençur, familje të shëndetshme dhe stabilitet financiar.

Por si e arrijnë këtë? A janë më të bekuar se të tjerët, apo “karma” e tyre e kaluara është kaq e favorshme?

Sipas një studimi të Labor & Independent Economic Research në Gjermani, një faktor surprizues mund të jetë jeta seksuale e individit, njofton nzoom.biz.

Studimi, i bazuar në të dhënat e rreth 7,500 personave të moshës 26–50 vjeç, shqyrtoi lidhjen midis aktivitetit seksual dhe suksesit ekonomik, pa marrë parasysh orientimin seksual ose qëndrimet ekonomike të pjesëmarrësve.

Rezultatet treguan se meshkujt që kanë seks katër herë ose më shumë në javë fitojnë mesatarisht 5% më shumë se të tjerët. Nga ana tjetër, ata që bëjnë seks rrallë kanë të ardhura 3.2% më pak se kolegët që kanë aktivitet seksual të rregullt.

Ekspertët shpjegojnë se kjo mund të lidhet me ndikimin e seksit në mirëqenien psikologjike, mungesa e saj mund të shkaktojë vetmi, depresion dhe izolim social, ndërsa individët aktivë seksualisht janë më të shoqërueshëm, karizmatikë dhe të motivuar.

Ky grup i individëve tregon edhe pasion dhe dëshirë për punë, duke bërë që lumturia në jetën seksuale të ndikojë pozitivisht edhe në suksesin profesional dhe ngritjet në karrierë. /nzoom.biz/

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news