Filmi ndërkombëtar “The Sixth”, i zhanrit horror, po xhirohet në Kosovë dhe synon të promovojë vendin përmes bukurive natyrore dhe lokacioneve unike.
Regjia i takon Michael Caissie-s, ndërsa producentët janë Clayton Turnage, si dhe producentët kosovarë që jetojnë në SHBA, Fitim dhe Fahri Krasniqi, shkruan nzoom.biz.
Ky projekt realizohet nga kompania kosovare “Kras Production”, në bashkëprodhim me ekipin nga Hollywoodi dhe është filmi i katërt i producentëve kosovarë që sjellin projekte ndërkombëtare në vendin tonë.
Filmi është xhiruar në “Trepçë”, Prishtinë dhe në Shpellën e Gadimes, duke treguar se Kosova mund të shërbejë si skenë e përsosur për produksione të mëdha ndërkombëtare.
Për të ndarë më shumë rreth filmit dhe përvojës së xhirimeve, nesër (7 nëntor) do të mbahet një konferencë për shtyp me ekipin e filmit.
Më poshtë keni postimin e plotë. /nzoom.biz/



