Xhudistja kosovare, Flaka Loxha, arriti një fitore të rëndësishme në kompeticionin e fundit, duke mposhtur me wazari konkurrenten franceze, Ophelie Vellozzi, në rundin e repasazhit.
Kjo fitore i siguroi Flakës një vend në ndeshjen për medaljen e bronztë, ku do të përballet me xhudisten nga Zvicra, Binta Ndiaye, shkruan nzoom.biz.
Për Flakën, kjo përballje është një mundësi e shkëlqyer për të ngritur më tej emrin e Kosovës në skenën ndërkombëtare të xhudos dhe për të treguar aftësitë e saj në një garë me nivel të lartë konkurrimi. /nzoom.biz/



