Letra e tarotit për këtë javë është ‘The Empress’, e cila përfaqëson kreativitetin, bukurinë, bollëkun dhe sensualitetin.
Ajo të tregon se pse je zgjuar deri në mesnatë duke kërkuar receta për një darkë ose pse ke ndjerë nevojën urgjente për të dekoruar shtëpinë.
Ka shumë gjasa që gjatë kësaj jave të kërkosh ushqim të mirë, biseda të këndshme dhe ambiente të ngrohta, gjë që e bën këtë letër perfekte për ditët në vijim.
Qoftë duke udhëtuar në shtëpi për festat, duke organizuar darkë ose duke qenë vetëm, tregon se do jesh në humor për të llastuar veten dhe të tjerët, në mënyrë të veçantë.
‘The Empress’ ka energjinë më të mirë të mikpritjes. Imagjino veten duke përgatitur një super recetë, duke ndezur qirinj, duke mbushur gotat e verës dhe duke u shoqëruar me të ftuarit. Atmosfera do të jetë perfekte!
Kjo letër sugjeron se njerëzit do të jenë aty për ty, ndoshta edhe në mënyra të papritura.
Nëse je e përgatitur për një darkë familjare të tensionuar ose nuk ke pritshmëri të larta për festat në përgjithësi, ka shumë gjasa që gjërat të shkojnë më mirë sesa e mendon. Ka një nuancë gëzimi në ajër këtë javë dhe ajo do t’i frymëzojë të tjerët të jenë më të sjellshëm.
Në punë, do të duket sikur je futur në kaos kreativiteti, ku planifikon e përfundon projekte me kolegët, duke të lejuar të futesh lehtësisht në humor më të mirë. Në marrëdhënie, mund të presësh një ndjenjë më të thellë lidhjeje, sikur jeni një ekip i vërtetë.
Nëse je single, ka shumë gjasa që disa biseda të papritura të nisin në rrjete sociale.
Po rri në shtëpi këtë javë? Sa mirë! Është momenti ideal për të pushuar dhe rikarikuar. Meqenëse ‘The Empress’ ka të bëjë me bukurinë dhe sensualitetin, duhet të kesh një ditë në qetësi totale! E meriton! /nzoom.biz/


