Kriza e lëndimeve në mbrojtje vazhdon te Juventusi.
Për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Bodo/Glimt të martën, më 25 nëntor, Luciano Spalletti ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar, ku mungojnë tre mbrojtësit kryesorë: Federico Gatti (nuk është rikuperuar nga gripi), Daniele Rugani (dëmtim muskulor) dhe Gleison Bremer (pas operacionit në menisk).
Përveç tyre, jashtë janë edhe Carlo Pinsoglio dhe Arkadiusz Milik, i cili nuk është në listën e UEFA-s pasi mungon prej mbi një viti e gjysmë.
Edon Zhegrova është pjesë e ekipit, pavarësisht kritikave pas përplasjes me tifozët e Fiorentinës, duke mbetur një element i rëndësishëm për klubin.
Juventusi kërkon fitoren e parë në Champions këtë sezon, ndërsa Spalletti do të japë përditësimet e fundit në konferencën për shtyp. /nzoom.biz/


