Shkëmbimi i banorëve mes Big Brother VIP Kosova dhe Grande Fratello ka nisur me një surprizë të papritur, sidomos për fansat e çiftit Dolce–Edi.
Mbrëmjen e kaluar, Dolce hyri në shtëpinë italiane dhe menjëherë u bë qendra e vëmendjes me qëndrimin dhe përgjigjet e saj.
Gjatë bisedës së parë me banorët e Grande Fratello-s, ajo u pyet drejtpërdrejt për statusin e saj sentimental.
Në pyetjen: “A je e lidhur?”, u përgjigj menjëherë: “Jo”, duke mos e përmendur fare Edin.
Kjo deklaratë ka habitur publikun, pasi në BBVK dyshja u pa shpesh nën afeksione, me puthje e përqafime.
Disa mendojnë se Dolce po përdor një strategji për të krijuar më shumë mister e interes tek publiku italian, të tjerë besojnë se për të lidhja me Edin ka qenë flirt e jo diçka serioze.
Hyrja e saj ka ndezur menjëherë debatet në rrjete sociale, ku ndjekësit po përpiqen të kuptojnë nëse ky “mohim” ishte i sinqertë apo pjesë e lojës. /nzoom.biz/


