Kris Jenner nuk ka problem të pranojë se ka bërë ndërhyrje estetike.
Në një episod të ri të serialit The Kardashians, 70-vjeçarja po kalon kohë në Paris me Kim Kardashian, dhe të dyja diskutojnë për procedurat e tyre kozmetike, njofton nzoom.biz.
Kris shprehet me shaka se “nëse ka diçka reale në fytyrën time, është hunda.”
Ajo ka zbuluar se ka bërë lifting fytyre tek Dr. Steven Levine para ditëlindjes së 70-të.
Kim, thotë se dhëmbët e saj janë të vërtetë, duke iu referuar trendit të implantëve, Kris i kërkon me shaka të “bëjë shpinën,” duke aluduar te spekulimet mbi operacionet e pasme.
Pamja e rinovuar e Krisit tërhoqi vëmendje kur u shfaq në Paris për një festë të veçantë dhe People konfirmoi se Kris kishte kryer ndërhyrje estetike tek Dr. Steven Levine.
Në një intervistë për Vogue Arabia, Kris tregoi se ka bërë një lifting fytyre rreth 15 vjet më parë dhe se kjo ndërhyrje ishte për ta ndjerë veten më e mirë.
“Të mos jesh i kujdesshëm me veten s’do të thotë se duhet të dorëzohesh ndaj plakjes,” tha ajo e madje vendosi të ndajë detaje për procedurën e saj për të frymëzuar njerëzit që nuk ndihen mirë me veten.
Në ditën e kirurgjisë, vajza Kylie e shoqëroi personalisht, ndërsa Kim ishte në FaceTime gjatë gjithë kohës. /nzoom.biz/

